Maqedoni
“Ballkani i hapur”, Thaçi: Nuk e mbështes më, edhe Rama të tërhiqet
23.03.2022 18:58
Bashkëpunimi rajonal sigurisht që është i rëndësishëm, por a duhet në këtë moment të vazhdojë iniciativa “Open Ballkan” me Serbinë...

Bashkëpunimi rajonal sigurisht që është i rëndësishëm, por a duhet në këtë moment të vazhdojë iniciativa “Open Ballkan” me Serbinë, kur dihet qartë qëndrimi i saj ndaj Rusisë, i kundërt me dy vendet e tjera të iniciativës?
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka qenë mbështetës i këtij projekti, për çështje praktike, siç thotë, për të fuqizuar ekonomikisht shqiptarët e RMV-së që do hynin në këtë projekt si një tërësi edhe me shqiptarët e Shqipërisë. Por tani jo vetëm që ka ndërruar mendje por fton edhe Ramën ta rimendojë.
“Serbia definitivisht me rastin e Rusisë, tregoi se ka ndryshuar gjithçka. Unë nuk e kam atë forcë por mendoj se edhe kryeministri shqiptar z. Rama, duhet të mendohet mirë nëse duhet ta vazhdojë këtë projekt. pa u deklaruar Serbia për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, e besoj që pas 3 prillit do deklarohet, ne nuk duhet të krijojmë imazh pozitiv për Serbinë. Projekti “Open Ballkan” mendoj se do dështojë me fajin e Serbisë, jo për faj të shqiptarëve që “ishin” kundër integrimit apo kundër tregtisë së lirë e eleminimit të barrierave. Mendoj se të duhet mendohet mirë kjo çështje.”,- deklaroi kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.
Intervistën e plotë me kreun e PDSh-së, ku është përgjigjur jo vetëm për “Open Ballkan” por edhe për situatën e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, ndikimet e saj në rajon, si dhe për çështje të rëndësishme të politikës shqiptare në RMV, mund ta ndiqni sonte në orën 20:00 në TVM2.
