Maqedoni

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, ASh kundër, kërkon 8 njësi zgjedhore

23.03.2022 19:12

Aleanca për Shqiptarët nuk e ka ndërmend të mbështesë një njësi zgjedhore në vend të 6 sa janë aktualisht...

Aleanca për Shqiptarët nuk e ka ndërmend të mbështesë një njësi zgjedhore në vend të 6 sa janë aktualisht. Sipas tyre, vendit i duhet ndarje në 8 njësi.
 
“Ne si ASh nuk do ta përkrahim pr/ligjin për ndarjen e shtetit vetëm në 1 njësi zgjedhore. Në jemi kundër kësaj. Dëshiroj të theksoj se ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në historikun 30 vjeçar të shtetit tonë çdo herë janë sjellë me konsensus të katër partive më të mëdha politike në shtet. Nëse insistohet që ky ndryshim të bëhet pa konsensus atëherë do të thyhet një parim që do të implikojë edhe probleme tjera dhe mosmarrëveshje tjera. Ne nuk pajtohemi as me ndarjen aktuale të shtetit në 6 njësi zgjedhore me nga 20 deputetë, pasi diskrimohen votuesit në njësitë zgjedhore më shumicë shqiptare. Ne kemi propozuar që shteti të ndahet në 8 njësi zgjedhore, konform ligjit për zhvillim të barabartë rajonal që nuk është propozim politik, por është propozim i bazuar në shkencë.”,- deklaroi Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët.