Botë

Zgjedhjet në Serbi, Mali i Zi refuzon kërkesën për tre vendvotime

23.03.2022 19:43

Ministria e Jashtme e Malit të Zi refuzoi kërkesën e ambasadës serbe për hapjen e tre qendrave...

Ministria e Jashtme e Malit të Zi refuzoi kërkesën e ambasadës serbe për hapjen e tre qendrave të votimit për zgjedhjet e 3 prillit në Serbi.

Vendimi u njoftua nga kryeministri, Zdravko Krivokapiç, pas kritikave të ashpra kundër tij nga partitë pro-serbe në Mal të Zi dhe nga zyrtarët e lartë të Beogradit që akuzuan ministrinë e jashtme se ka vendosur pa e njoftuar kryeministrin dhe shumicën e ministrave në qeveri.

Partia pro-serbe, Fronti Demokratik kritikoi kryeministrin për vendimin, duke thënë se ata po mundohen të pengojnë qytetarët serbë që jetojnë në këto komuna të marrin pjesë në zgjedhje.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi në lidhje me këtë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare “Mali i Zi do të marrë përgjigjen e Serbisë të martën, që do të jetë me pasoja të gjera”. Hapjen e vendvotimeve për zgjedhjet në Serbi, e ka refuzuar edhe Kosova.