Botë
Tragjedia, akuzohen kapiteni dhe pronari i “Norman Atlantic”
31.12.2014 14:01
Pas tragjedisë në tragetin “Norman Atlantic”, kanë nisur hetimet...

Së fundmi, prokuroria italiane ka ngritur akuza kundër kapitenit dhe pronarit të tragetit.
Konkretisht flitet rreth akuzave për vrasje dhe plagosje për shkak të pakujdesisë.
Në kuadër të hetimit që ka nisur, po mblidhen prova për shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit në traget, po mblidhen prova për masat e munguara të sigurisë dhe po kërkohen filmime të pasagjerëve që ishin të pranishëm në tragetin ku ndodhi tragjedia.
Gjithashtu, ka nisur dhe marrja në pyetje në cilësinë e dëshmitarit të anëtarëve të ekuipazhit. Pasagjerët kanë deklaruar se zjarri ka nisur në orën 04:20, por zgjimi është bërë një orë më vonë.
