Maqedoni
Parashikimi i motit
24.03.2022 09:02
Moti i kthjellët dhe rritje temperaturash do të karakterizojnë vendin tonë këtë të enjte....

Moti i kthjellët dhe rritje temperaturash do të karakterizojnë vendin tonë këtë të enjte. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5°C deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 14°C deri në 23°C.
Në Shkup, mot me diell me erë mesatare, përkohësisht e përforcuar veriore nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në 2°C, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë 20°C.
Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rritje.
