Maqedoni

Shkup, sanksionohen 191 shofer, 62 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

24.03.2022 09:19

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 191 sanksione. 
 
Gjashtëdhjet e dy prej sanksjoneve janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, trembëdhjet sanksione për drejtim mjeti pa patentë shoferi dhe tre sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit.
 
Gjithashtu janë shqiptuar gjashtë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, dy masa për kalimin e sinjalistikës së mbyllur - semafor i kuq, tetë sanksione për automjete të paregjistruara, gjashtë masa për vendosje folie të pacertifikuara - xhama të lyer.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.