Botë
Ballkan: Moti i ftohtë merr viktimat e para
31.12.2014 14:06
Moti i ftohte që ka përfshirë Ballkanin, ka marrë edhe viktimat e para në njerëz...

Dy të vdekur janë regjistruar në Korcë në Shqipëri të cilët ndërruan jetë nga I ftohti I acartë. Edhe pse rrshjet e borës në shqipëri janë ndërprerë jatë ditës së sotme, ende qafat e maleve janë të kalueshme veteëm me xinxhirë për shkak të akullit.
Tre persona e kanë humbur jetën në Bullgari si pasojë e "të ftohtit siberian" i përcjellë me mot të keq.
Një i sëmurë ka vdekur në automjetin e ambulancës, i cili ka mbetur i bllokuar në borë duke lëvizur drejt spitalit ndërsa një 56 ¬vjeçar është ngrirë deri në vdekje në automobilin e tij, pasi që ka mbetur i bllokuar në rrugë, viktima e tretë një plak 90 vjecar, është gjetur I vdekur në shtëpinë e tij.
Shërbimi bullgar për mbrojtje civile gjatë ditës së djeshme ka evakuuar rreth 320 persona dhe ka zhbllokuar 640 automjete, të cilët janë mbetur të bllokuar në dëborë në pjesët veriore të vendit.
Temperaturat në gjithë territorin e Malit të Zi kanë rënë deri ne minus 22 gradë Celsius. Problem shtesë paraqet edhe era e ftohtë veriore, e cila krijon ndjenjë se është më ftohtë se sa është.
