Maqedoni

Kryqi i Kuq shënon Ditën e Dhurimit të Gjakut

24.03.2022 11:26

Kryqi i Kuq shënon sot ditën Ditën e Dhurimit të Gjakut....

Kryqi i Kuq shënon sot ditën Ditën e  Dhurimit të Gjakut.

“Dhurimi vullnetar i gjakut në vendin tonë ka për qëllim që të motivohen sa më shumë njerëz që vullnetarisht të dhurojnë gjak i cili është i nevojshëm për mjekimin e të sëmurëve dhe të lënduarve. Dhurimi i gjakut i zhvillon vetitë e humanizmit dhe solidaritetit dhe ka rëndësi edukative te qytetarëve, ndërsa veçanërisht te të rinjtë, kontribuon për ngritjen e nivelit të kulturës shëndetësore dhe vetëdijes publike”, bëjnë të ditur nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut.