Botë

Bombardohet Luhansku, Kievi: U përdorën bomba me fosfor

24.03.2022 12:48

Kreu i administratës ushtarake në Luhansk, Sergey Gaidai, raporton se gjatë bombardimeve të orëve të fundit....

Kreu i administratës ushtarake në Luhansk, Sergey Gaidai, raporton se gjatë bombardimeve të orëve të fundit, trupat ruse kanë hedhur dhe bomba me fosfor.
 
“Gjatë natës, pushtuesit bombarduan rajonin e Luhanskut me raketa dhe bomba me fosfor. Deri tani, raportohen 4 viktima dhe dhjetëra të lënduar, ndërsa shumë banesa u shkatërruan”, shkruan Gaidai në Telegram.
 
Gjithashtu, sulme ka pasur dhe në qytetet Severodonetsk, Lysychansk, Rubizhne, Kreminna, Novodruzhesk e Voevodivka.
 
Më herët, ekspertët kanë parashikuar se Rusia mund të përdorë armë të ndaluara në Ukrainë, duke qenë se avancimi i trupave të saj nuk ishte ai i prituri.
 
Ndërsa sekretari i NATO-s, Stoltenberg paralajmëroi se përdorimi i armëve kimike ndaj civilëve në Ukrainë mund të ndryshonte rrjedhën e luftës.