Maqedoni

Inspektorët e DAP-it, prej mbrëmë po inspektojnë rrjetin e marketeve Kipper

24.03.2022 11:57

Inspektorët e DAP kanë vazhduar mbrëmë kontrollet e nisura ditë më parë...

Inspektorët e DAP kanë vazhduar mbrëmë kontrollet e nisura ditë më parë, kësaj radhe në rrjetin e marketeve Kipper. Edhe atje janë vërejtur parregullsi. Nga Kipper njoftojnë se disa nga marketet do të qëndrojnë të mbyllura për disa kohë, derisa inspektorët e DAP të përfundojnë kontrollet e tyre.
 
“Përshkak të krijimit të kushteve për punë të zyrtarëve të lartëpërmendur, shitoret në të cilat vazhdon kontrolli do të jenë të mbyllura deri në përfundim të evidencës.
Brenda ditës shpresojmë se marketet do të jenë në shërbim të konsumatorëve”, thonë nga Kipper.
 
Kontrollet vinë pas hyrjes në fuqi të masës me të cilën parashihet që produktet ushqimore bazë të shiten pa TVSh dhe pas ankesës së qytetarëve për limitimin e sasisë së produkteve ushqimore.
 
Paraprakisht DAP bëri kontroll të imtësishëm në rrjetin e marketeve KAM, shumë prej të cilave u detyruan të mbyleshin deri në mënjanimin e parregullsive të evidentuara. Nga DAP një ditë më parë thanë se  kontrollet do të vazhdojnë gjithkujnd e ligji do të respektohet nga të gjithë