Botë

I këkrojnë të dorëhiqet, Berisha: Ka vetëm një PD, duhet të ketë dialog

24.03.2022 13:59

Ish kreu i PD-së, Sali Berisha e quajti “blof” kërkesën e disa anëtarëve të grupit parlamentar të PD që ai të tërhiqet...

Ish kreu i PD-së, Sali Berisha e quajti “blof” kërkesën e disa anëtarëve të grupit parlamentar të PD që ai të tërhiqet, pas vendimit të Lulzim Bashës për t’u dorëhequr nga drejtimi i partisë. 
 
Gjithsesi ai tha se pas largimit të Bashës, palët e ndara në PD duhet të angazhohen në dialog. “Së pari dua të garantoj demokratët e të gjitha niveleve, se PD është e hapur dhe vullnetplotë për të diskutuar, debatuar me çdo anëtar të saj, cilido qoftë ai. Jemi të hapur të bëjmë gjithçka për garantimin e votës së lirë dhe bashkimin rreth votës së lirë. Nuk bëhet fjalë më për një kryesi pasi ajo është shkarkuar me vendimin e kongresit historik të 11 dhjetorit, por kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve, cilido qoftë ai nuk do të dëgjohet dhe nuk do të përfillet. Bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit, institucioneve, parimeve të partisë. Ai u arkivua së bashku me dorëheqjen e Lulzim Bashës. Askush nuk mund të mendojë, të paraqesë sikur ekzistojnë dy PD, ka vetëm një PD”, deklaroi Berisha.