Maqedoni
LSDM: Pagat rriten edhe në krizë
24.03.2022 14:50
Në kushte të krizës ekonomike dhe energjetike, Qeveria me masa dhe politika reale...

Në kushte të krizës ekonomike dhe energjetike, Qeveria me masa dhe politika reale kujdeset për mbrojtjen e standardit ekonomik të qytetarëve thonë në LSDM. Daniela Kolevska nga kjo parti tha se me LSDM-në, pagat rriten dukshëm. Sipas saj, mbështetja e standardit të qytetarëve është veçanërisht e rëndësishme në kohë të krizës globale ekonomike dhe energjetike.
“Jemi një hap më afër realizimit të një prej premtimeve më të rëndësishme zgjedhore-pagës mesatare prej 30.000 denarë. Paga mesatare e paguar për muajin janar 2022 është 29.980 denarë, përkatësisht është gjashtë për qind më e lartë se muaji i njëjtë i vitit 2021. Pagat po rriten në të gjithë sektorët. Kjo do të thotë më shumë para në buxhetet familjare të punëtorëve, më shumë para në buxhetin familjar të qytetarëve.”,- deklaroi Daniela Koleva nga LSDM.
VMRO-DPMNE: Ulja 50% e akcizës, ndihmë për ekonominë
Ndërkohë VMRO-DPMNE ka kërkuar që propozim ligjin për uljen e akcizës së energensave, të cilin e kanë dorëzuar për shqyrtim me procedurë të shkurtë, të vihet sa më parë në seancë kuvendore. Brane Petrushevski nga kjo parti tha se kërkojnë ulje fikse prej 50% të akcizës për naftën dhe benzinën pasi sipas tij modeli i Qeverisë për uljen e akcizës nuk ka efekt.
“Konsiderojmë se në vend që qeveria të dalë me disa krahasime paushalle me vendet e tjera të rajonit dhe të na bindë se kemi karburantin më të lirë pa marrë parasysh fuqinë blerëse të qytetarëve dhe standardin e jetesës ta pranojë këtë ligj i cili garanton uljen e çmimit të energjisë. Me këtë ligj për uljen fikse të akcizës me 50% do t’i ndihmohet ekonominë dhe rrjedhimisht qytetarëve.”,- u shpreh Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
Me uljen e akcizës gjithashtu parandalohen çmimet e larta të produkteve në tregje, transportin urban dhe ndërurban, thonë nga VMRO-DPMNE.
NAIM RAMADANI
