Futboll

Edhe Verona në garë për Lenjani-n

31.12.2014 14:08

Përveç ekipeve gjermane të Stuttgart-it, Koln-it dhe Eintracht Frankfurt, mediat italiane shkruajnë edhe për një interesim të Verona-s...

Shtohet lista e skuadrave që dëshirojnë Emir Lenjani-n. Përveç ekipeve gjermane të Stuttgart-it, Koln-it dhe Eintracht Frankfurt, mediat italiane shkruajnë edhe për një interesim të Verona-s.
 
Largimi i lojtarit të Kombëtares Shqiptare nga St. Gallen është thuajse i sigurt, për shkak se 24-vjeçari ka humbur vendin e titullarit dhe nuk ka marrëdhënie të mira me klubin.
 
Po sipas shtypit italian, Drejtori Sportiv i Verona-s, Sogliano ka nisur bisedimet me klubin helvet për transferimin e Lenjani-t që në merkaton e Janarit.