Maqedoni
Këshilli i Bashkëpunimit qeveri - shoqëria civile reagoi për mos-sigurim të mjeteve për vitin 2022
24.03.2022 17:51
Këshilli i Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile kërkon që me rebalanc...

Këshilli i Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile kërkon që me rebalanc të buxhetit të sigurohen mjete për realizimin e projekt programit për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë për vitin 2022. Në të kundërtën. njoftojnë se do të bojkotojnë punën e këtij organi këshillimor.
“Vlerësojmë se vendimi për t’u mos u siguruar mjete në buxhet për realizimin e këtij propozim programi të sekretariatit gjeneral të qeverisë për vitin 2022, në mënyrë të drejtpërdrejtë e varros rolin dhe mandatin për të cilin është themeluar këshilli për bashkëpunim mes qeverisë dhe sektorit civil dhe se ai vendim është në kundërshtim me synimet për përparim të shoqatave qytetare dhe në kundërshtim me angazhimet e qeverisë për reformimin e financimit shtetëror.”,- tha Fani Karanfillova Panovska nga Këshilli i Bashkëpunimit qeveri - shoqëria civile.
Nga Këshilli qytetar i rikujtojnë Qeverisë dhe opinionit publik se përfituesit përfundimtarë të këtyre fondeve janë qytetarët e këtij vendi për të kapërcyer më lehtë sfidat me të cilat përballen, të cilat janë shtuar në mënyrë drastike në periudhë krize.
ERSAN PAJAZITI
