Maqedoni
Ivanov: Të kultivojmë bashkëjetesën
31.12.2014 14:56
Presidenti Ivanov në urimin e Vitit të ri shprehu dëshirën për një Vit më të mirë dhe të suksesshëm për të gjithë qytetarët...

Ivanov shprehu nevojën për kultivimin e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë në shoqëri.
“Festat janë mundësi që t’i kujtojmë vlerat e vërteta nga burojnë mendimet dhe fjalët tona, veprat dhe shprehitë por edhe ardhmëria jonë. T’i ndajmë mendimet e mira dhe shpresat me të sëmurët, dhe të gjitha ata që kanë nevojë për ngushëllim, ndihmë dhe mbështetja. Ta kultivojmë traditën tonë të bashkëjetesës dhe respektit si dhe të pranimit ta atyre që janë ndryshe nga ne. Ta ndërtojmë Maqedoninë sipas vlerave, kritereve dhe standardeve më të larta evropiane“ ka uruar presidenti Ivanov.
