Botë

Covid-19 në Shqipëri: 93 raste të reja në 24 orët e fundit

24.03.2022 20:24

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë me dije se janë shënuar 93 raste të reja në 24 orët e fundit...

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë me dije se janë shënuar 93 raste të reja në 24 orët e fundit dhe nuk ka asnjë humbje jete.
 
Janë kryer 1078 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 93 qytetarë, në këto bashki:
 
26 në Tiranë, 13 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, 4 në Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Pukë, Krujë, Divjakë, Himarë, Berat, nga 2 qytetarë në Elbasan, Korçë, Kukës, nga 1 qytetar në Tropojë, Lezhë, Kamëz, Dibër, Fier, Mallakastër, Vlorë, Selenicë, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Maliq, Gramsh.
 
Janë 461 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
 
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
 
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
 
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
 
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
 
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127./Top Channel