Maqedoni

EVN : Disa rajone do të festojnë në errësirë

31.12.2014 15:21

Nga kompania energjetike EVN thonë se janë maksimalisht të angazhuar që natën e vitit të ri qytetarët ta kalojnë në dritë...

Të paktën premtojnë se kjo do tu mundësohet pjesës më të madhe të qytetarëve, të vendit përfshir kryeqendren,pasi ende në disa rajone ndjehen pasojat e defekteve që u shkaktuan nga rreshjet e borës.
 
Për të tretën ditë me rradhë ekipet e EVN-së dhe kompanive me të cilat bashkëpunojnë, me rreth 200 montues po punojnë për sanimin e defekteve në rajonin e Ohrit, Strugës dhe Dibrës, bën të ditur Igor Gievski nga EVN.
 
Por disa nga fshatrat malore të këtij rajoni do të mbeten në errësirë jo vetëm në natën e sontme, por edhe në ditët e para të vitit 2015. 
 
"Në 7 deri në dhjet ditët e ardhëshme derisa nuk pastrohen rrugët në rajonin Llukov-Glloboçic, ku ndodhen vendbanimet Llukov, Modriç, Drenok, Nerezi, Piskupishtinë dhe Jabllanicë nuk ka gjasa teorike të kenë energji elektrike.Ka shum defekte janë vende malore dhe nuk ka qasje, prandaj do të mundohemi në ditët në vijim tu mundesojmë qasje emipeve që të rregullohen defektet", shprehet Igor Gievski nga EVN. 
 
Poashtu Gievski thekson  se gjat ditës së djeshme ekipet e tyre deri në orët e vona kanë punuar në rajonin Struvë-Fusha e thatë që tu mundësojnë rrymë vendbanimeve  të Vevçanit, Velesht, Podgorc dhe Oktis, por ata pritet që të ken rrymë sonte, me atë që nuk përjashtohet rreziku i rënies së rrjetit. Poashtu po punohet edhe në segmentin Ohër -Debarcë ku janë të pranishme defektet.
 
GYLTENE SINANI