Maqedoni

Parashikimi i motit

25.03.2022 08:52

Moti në vendin tonë do të jetë me diell dhe i ngrohtë....

Moti në vendin tonë do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Luginës së Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1°C deri në 4°C, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 16°C deri në 24°C.
 
Në Shkup, mot me diell dhe me erë mesatare, përkohësisht e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë 20°C.
 
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me diell, ndërsa nga java e ardhshme pritet të rritet lagështia.