Maqedoni

Shkup, sanksionohen 154 shofer, 40 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

25.03.2022 09:14

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 sanksione. 
 
Dyzet sanksjone janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dymbëdhjet sanksione për drejtim mjeti pa patentë shoferi dhe tre sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit.
 
Gjithashtu janë shqiptuar tre gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për kalimin e sinjalistikës së mbyllur - semafor i kuq, dymbëdhjet sanksione për automjete të paregjistruara dhe pesë sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.