Maqedonia e Veriut eliminoi Italinë nga botërori “Katar 2022”

25.03.2022 10:35

Maqedonia e Veriut mundi 1 me 0 Italinë. E vështirë për t’u besuar, por e vërtetë....

Maqedonia e Veriut mundi 1 me 0 Italinë. E vështirë për t’u besuar, por e vërtetë. Kampionia e Europës, është gjunjëzuar mbrëmë në Palermo , pas golit të shkëlqyer të shënuar nga Aleksandër Trajkovski në minutën e 92-të. 

Pas plasmanit historik në “Euro 2020”, përfaqësuesja e RMV-së në futboll, edrejtuar nga Bllagoja Milevski, është vetëm një hap larg plasmanit edhe në botërorin “Katar 2022”. Ekipi I RMV-së udhëton tani drejt Portos, ku të martën do të luajnë kundër Portugalisë, kundër Kristiano Ronaldos dhe ekipit të tij, me vullnetin për të shkruar edhe një tjetër histori e për t’u plasuar për herë të parë në kampionatet botërore. 
 
Mbrëmë në Palermo ndodhi supriza e rallë. Maqedonia e Veriut, e vogël në hartën e futbollit botëror, mposhti Italinë e madhe, ekipin që u shpall vetëm para 8 muajsh kampione e kontinentit të vjetër. Azurrët sulmuan gjatë gjithë 90 minutave, e ekipi ynë u mbrojt për mrekulli dhe në minutën e 92-të, një “predhë” e Aleksandar Trajkovskit nga distanca, tundi rrjetën e Gianluigi Donnarummas, duke i sjellë përfaqësueses sonë një fitore minimale, por jashtëzakonisht të madhe. Nuk është lehtë fitorja ndaj kampionit të Europës u shpreh pas ndeshjes, selektuesi I kombëtares së RMV-së, Bllagoja Milevski.
 
“Nuk kishim në plan të luanim në këtë mënyrë, me vetëm dy goditje në portën kundështare. Por ne luajtëm kundër kampionit të Europës, e të fitosh një përfaqësuese si Italia, nuk është gjë e vogël. Italia ëhtsë një ekip i fuqishëm e më vjen irë që Trajkovski bëri një lojë të shkëlqyer në shtëpinë e tij të dytë, duke  ekurorëzuar me golin e fitores. Nuk ndalemi këtu, jemi në hapin e fundit kualifikues për në botëror, për të treguar se nuk jemi rastësisht në mesin e 20 skuadrave më të mira në Europë.”, tha Milevski në pres konferencën pas ndeshjes. 
 
Kapiteni Stefan Ristovski, paralajmëroi një festë të shkurtër e më pas fokusim total për sfidën e radhës, ndeshjen finale me Portugalinë. 
 
“Mundëm Italinë, kampionen eEuropës. Është një ndjenjë që nuk përshkruhet. Kemi orcë të mundim edhe Portugalinë, kemi edhe energji, nuk jemi të lodhur sepse jemi plotësisht të përmbushur”, tha kapiteni Ristovski.  
 
Edhe ndeshja e radhës do të jetë historike për përfaqësuesen e RMV-së. Finalia e PLAY-OFF-it të martën kundër portugalisë në fushën e tyre.
 
MUSTAFA ADEMI