Maqedoni

Fitorja ndaj Italisë, krerët shtetëror urojnë Maqedoninë e Veriut

25.03.2022 10:47

Udhëheqësit shtetëror në Maqedoninë e Veriut kanë shkruar mesazhe urimi pas fitores së Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut....

Udhëheqësit shtetëror në Maqedoninë e Veriut kanë  shkruar mesazhe urimi pas fitores së Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut ndaj asaj të Italisë, në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”.
 
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka shkruar se kjo fitore është rezultat i punës dhe mundit, por mbi të gjitha i dashurisë për fanellën e përfaqësueses, shkruan Telegrafi Maqedoni.
 
“Një fitore e pabesueshme që është rezultat i shumë punës dhe mundit, por mbi të gjitha dashurisë për fanellën e kombëtares. Urime trajnerit Milevski dhe gjithë skuadrës, nuk do ta harrojmë kurrë këtë mbrëmje”, ka shkruar mes tjerash Kovaçevski.
 
Ndërsa presidenti Stevo Pendarovski, në postim në Twitter, pasi e ka uruar përfaqësuesen për fitoren ndaj Italisë, i ka dërguar mesazh edhe Cristiano Ronaldos, me kombëtaren të cilën do të duhet të luajë Maqedonia e Veriut për një vend në “Katar 2022”.
 
“Përgatitu Cristiano, ti e ke radhën”, ka shkruar Pendarovski në Twitter, i cili e ka shpërndarë një postim të “UEFA EURO 2024” për triumfin e Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e mbrëmshme.