Zaev: Në 2015 të rikthejmë “lirinë e humbur”
Kryetari i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, në urimin e vitit të ri, ftoi qytetarët që në vitin 2015 të bashkohen, për të rikthyer lirinë, për të rikthyer institucionet në shërbim të qytetarit dhe për të rikthyer mirëqënien.....

“Individualisht është vështirë të jemi qytetarë të përgjegjshëm ndaj vendit tonë, por sëbashku mund të vihemi kundër padrejtësive, shtypjeve dhe ta kthejmë lirinë që na është marrë. Nuk mjafton vetëm ti, ai pranë teje dhe unë të jemi njerëz të mire, i duhemi njëri-tjetrit. T’i zgjasim dorën secili, secilit dhe të mbështetur në njëri-tjetrin të fillojmë vitin e ri” – tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Sipaz Zaev, viti që lëmë pas ka qenë viti i vuajtjeve të qytetarëve dhe viti i mbijetesës.
“Nuk je vetëm ti, mik, që po vuan. Vuajmë të gjithë ne në këtë vend, të rrobëruar natyrshëm në të kaluarën, në pasqyrime të rrejshme të kohës që jetojmë dhe një të ardhme skajshmërisht të pasigurtë” – tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Zaev, si lider i opozitës maqedonase, premton se të bashkuar qytetarët mund të kthejnë, sipas tij, lirinë e humbur dhe Maqedonia do të shndërrohet në një vend të qytetarëve të lirë, ku vullneti i lirë do të jetë i pathyeshëm, dhe cdokush do të mund të bëjë zgjedhjen e vetë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
