Botë
Kufiri me Poloninë, presidenti Biden viziton refugjatët ukrainas
25.03.2022 11:57
Presidenti amerikan Joe Biden gjatë ditës pritet të takohet me refugjatët ukrainas në një qytet pranë kufirit polako-ukrainas...

Presidenti amerikan Joe Biden gjatë ditës pritet të takohet me refugjatët ukrainas në një qytet pranë kufirit polako-ukrainas, në pjesën e fundit të udhëtimit të tij katër-ditor në Evropë, “Gjatë vizitës së tij, Biden pritet të takohet me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror të SHBA-së.
Ai do të marrë gjithashtu informacione për situatën e rëndë humanitare në Ukrainë. Më shumë se dy milionë refugjatë kanë ikur në Poloni, kryeqyteti Varshava strehon rreth 300,000 prej tyre. Biden do të takohet me presidentin polak Andrzej Duda për të falënderuar vendin për përpjekjet e tyre humanitare. Udhëtimi i Presidentit të SHBA vjen ndërsa Perëndimi përballet me pyetje urgjente se çfarë do të bëjë më shumë për të ndihmuar ukrainasit që janë ende në vend duke i bërë ballë sulmit rus.
