Botë
Bruksel, SHBA-ja do ta furnizojnë Evropën me gaz
25.03.2022 14:21
Një grup i përbashkët mes administratës amerikane dhe Bashkimit Evropian do të punojnë në projektin e furnizimit të Evropës....

Një grup i përbashkët mes administratës amerikane dhe Bashkimit Evropian do të punojnë në projektin e furnizimit të Evropës me gaz deri në vititn 2030. Kjo ka qenë marrëveshja mes presidentitn amerikan Xho Bajden dhe shefes së Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen në Bruksel. Me këtë projekt do të ulet varshmëria e Evropës nga gazi rus, tha presidenti amerikan, Bajden.
“E ndihmojmë Evropë në uljen e varësisë nga gazi rus sa më shpejt që mundet. SHBA-të së bashku me partnerët e tyre ndërkombëtar do të punojnë në sigurimin e 15 miliard metër kub gaz të lëngshëm të naftës për Evropën këtë vit. Kështu që Evropa do të tërhiqet nga blerja e gazit rus deri në vititn 2030.”, tha Xho Bajden, president i SHBA-ve.
Bashkimi Evropian do të punojnë me vendet anëtare në ndërtimin e infrastrukturës për pranimin e gazit të lëngshëm dhe për përdorimin sa më racional të saj. Gazi i siguruar nga SHBA-ja do ta mbulojë mungesën e gazit rus, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen.
“Përkrahja amerikane gjithashtu do të ndihmojë në përforcimin e sigurisë evropiane të burimeve energjetike dhe në pavarsinë nga derivatet ruse. Kemi për qëllim që t’a shkëpusim tërë lidhjen e marrjes së gazit nga Rusia. Kjo mund të bëhet duke u furnizuar me burime tjera energjetike, sikur kjo me SHBA-të.”, tha Urusula von der Leyen, Kryetare e Komisionit Evropian.
SHBA-ja dhe BE-ja janë dakorduar edhe për projektet që do të ulnin ndotjen e ajrit. Poashtu, një marrëveshje tjetër mes Amerikës dhe vendeve të BE-së është arritur në mbrotjen digjitale të të dhënave të qytetarëve.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
