Maqedoni
Shuc: Ballkani perendimor të zgjedh, BE-në apo Rusinë
25.03.2022 14:44
Lufta në Ukrainë është thirrje për zgjimin e Bashkimit Evripan për vendosëshmëri më të madhe për procesin e zgjerimit....

Lufta në Ukrainë është thirrje për zgjimin e Bashkimit Evripan për vendosëshmëri më të madhe për procesin e zgjerimit. Ajo është edhe thirrje për vendet e Ballkanit perendimorë që të përcaktohen nëse janë në anën e Bashkimit Evriopian apo Rusisë. Kështu u shpreh drejtoresha për vende e Ballkanit perendimorë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Gjermani Suzane Shuc.
Struktura e sigurisë e ndërtuar pas luftës së ftoftë dhe rregullativa për të drejtat e njeriut për të cilat u dakorduam pas luftës së dytë botërore po shkatërrohen për momentin dhe ne duhet patjetër të mbrojmë atë dhe rajonin, thot zyrtarja gjermane.
“Nëse jeni për BE apo jeni për Rusi? Nëse jeni kundër BE-së? Kjo është pyetje për të cilën duhet të vendosë secili vend me vendosëshmëri, çdo individ dhe të gjitha vendet kandidate patjetër duhet të jenë të vendosur me BE-në, pasi që në dritën e luftës nuk mundet të ketë neutralitet.”, tha Suzane Shuc, drejtoresh për vendet e Ballkanit Perendimorë pranë MPJ-së në Gjermani.
Në RMV, edhe pushteti edhe opozita janë me qëndrim të qartë sa i përket BE-së dhe raportit Ukrainë-Rusi theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski, duke shtuar se dyshon nëse këtë qëndrim e ka edhe Bullgaria.
“Do të përmend një politikan nga vendi fqinjë, kryetari Radev nga Bullgaria. Ai nuk edi nëse ka pozitë aq të qartë sa i përket Ukrainës dhe Rusisë. Kam dyshyme personale për pozitën e tij dhe qëndrimin etij.”, tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Shter: Nuk ka vend për çështje identiteti
Në procesin aderues të BE-së nuk ka vend për çështje historike dhe identiteti vlerëson Drejtoresha për politikë evropiane Sabine Shter, duke aluduar për bllokimin që po i bën Bullgaria, RMV-së për antarësim në BE.
“Çështjet që kanë të bëjnë me identitetin dhe historinë, ata nuk mund të kenë vendin e tyre në procesin e aderimit në BE. Ajo duhet të jetë pragmatike të shihet drejt ardhmërisë dhe bashkëpunimit pragmatic për përfitim reciprok. Këto janë vlerat mbi të cilat është e bazuar BE.”, tha Sabine Shter, drejtoresh për politik Evropiane, Gjermani.
Në debat u hapën disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë dhe avansimin e sistemeve mbrojtëse të vendeve antare të BE-së dhe vendeve kandidate nga rajoni.
FLORIJE BELULI KAMBERI
