Qytetarët presin përmirësim të standartit jetësor
Pak orë para Vitit të Ri, te gjithë nxituan te mbyllin punët dhe filluan përgatitjet për natën e ndërrimit te viteve....

Gjithkush do te festojë ne mënyrën e vet, pranë familjes, me shoqërinë apo ne lokale e restorante, por çdo njeri ne orën 24:00 do te uroje për një vit te mbarë. Diku me pak e diku me shume, atmosfera ndihet ne çdo qytet te vendit.
“Do të festojmë në rrethin famijar do të kemi mysafirë edhe nga Prespa. Vendosëm të festojmë në shtëpi për shkak standardit të ulët..”
“Në shtëpi me famijen do festoj”
“Me familje festohet Vitin e Ri të gjith së bashku” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar.
Dëshirat e qytetarëve janë të shumta, por gjithmonë priororitet edhe për 2015 mbeten punsimet, ekonomia, dhe standardi me i lartë jetësor.
“Shëndet lumturi dhe pak përmisim të standardit ...”
“Punë të ketë asgjë tjetër kjo është dëshira ime...”
Dëshirat e mia për 2015 të ketë më shumë punsime, dhe ekonomi për popullin dhe më shumë para....”
“Unë dua i-fone për Vitin e Ri....”
“Dëshira ime për 2015 është që Babagjyshi të më sjellë një kukull të madhe..”
Kishte dhe dëshira të çuditëshme sot, madje edhe për inat të të tjerëve.
“Unë jam pastrues në ndërmarrjen “Higjiena komunale”, i marr 28 mijë denarë le të plasin dyshmanët....”
Për dallim nga ky njeri, pati edhe të tillë të cilët nuk kanë asnjë dëshirë.
“A ke dëshir për 2015!?- Jo nuk kam asnjë dëshirë ashtu...”
Edhe babagjyshrit e vitit të ri janë të gatshëm për festën. Disa prej tyre TVM 2 sot i takoi duke shpërndarë dhurata në spitalin e Shkupit.
“Dëshirat e babagjyshëve janë të ketë qetësi në mbarë globin, të ketë dashuri lumturi dhe begati në vendin tonë. Ne sot erdhëm këtu për të gjallëruar kirurgjinë dhe tërë klinikën e Shkupit” – tha një babagjyshë i intervistuar nga TVM2.
Me festime të mëdha apo modeste, seicili në mënyrën e tij do ta shënojë sot ndërrimin e viteme me shpresën se viti tjetër, do jetë më i mirë se i kaluari.(Rexhep Qamili, TVM2)
