Botë

Vazhdojnë sulmet Ruse në Ukrainë, viktima dhe dhjetra të plagosur

25.03.2022 15:12

Sulmet ruse janë zhvendosur tashmë në një qendër mjekësore në lagjen Osnovyansky të Kharkivit...

Sulmet ruse janë zhvendosur tashmë në një qendër mjekësore në lagjen Osnovyansky të Kharkivit, ku raportohet për së paku katër viktima dhe dhjetra të plagosur. Forcat ruse janë përpjekur për ta vendosur nën rrethim të plotë Kharkivin por pa sukses, pasi kanë hasur në mungesë municionesh,megjithatë kanë shkatërruar lagje të tëra. Shënjestër e sulmeve ishin civilët.

“Kaluam dy postblloqe. Në të tretën ata filluan të qëllojnë mbi ne. Burri dhe nipi im u qëlluan dhe u vranë. Për një moment gjithcka u shkatërrua dhe humbëm më të dashurit tanë, vetëm për shkak të disa rrebelëve që suan të qëllojnë.”, tha Natalia Karavanskaya, nënë.
 
“Ata filluan të qëllojnë në rrotat e makinës nga  distanca. Pastaj u afruan dhe qëlluan në dritare dhe nëna ime bërtiti - mos gjuaj, ka njerëz këtu. U mbulova me çantën time dhe kjo më shpëtoi. Falë kësaj, nuk u qëllova në kokë, por në fytyrë.”, tha Vova Karavansky, fëmi.
 
“Djali kishte lëndime në shpinë dhe thembra dhe më e keqja ishte lëndimi i fytyrës.”, tha Valery Bovkun, mjek në spitalin e fëmijëve në Kiev.
 
Presidenti I Ukrainës Volodimit Zeleski tha se duhet ti jepet fund luftës dhe tëvendoset  paqe.
 
“Nëse Rusia do ta dinte se do të përballej me këtë, jam i sigurt se do të kishin frikë të vinin këtu. Gjatë këtij muaji, ne u kemi rezistuar të gjitha goditjeve ruse. Bota ka aplikuar sanksione shkatërruese. Pavarisht kësaj, nga bisedat me të gjithë liderët botërorë është që Rusia duhet të kuptojë një gjë, që duhet të bisedojmë për paqe. Rusia gjithashtu duhet të kërkojë paqen.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
Ministri i Punëve të Jashtme Sergei Lavrov, thotë se Rusia sulmohet nga të gjitha anët dhe se Ukraina nuk shpreh gaishmëri për të arritur marrveshje.
 
“Në situatën kur jemi sulmuar në të gjitha frontet, me synimin për të frenuar zhvillimin tonë, për të krijuar një kërcënim të drejtpërdrejtë në kufijtë tanë, ne nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të njohnim Republikën Popullore të Donetskut dhe Luhanskut, veçanërisht në situatën kur Ukraina njoftoi hapur se marrëveshjet e Minskut janë të pamundura për t'u përmbushur.”, tha Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.
 
Qyteti më i shkatërruar në Ukrainë si pasojë e luftës është Mariupoli, para disa ditësh u sulmua teatri i qytetit ku dyshohet se kanë humbur jetën 300 njerëz. Mbi 1000 civilë janë vrarë deri më tani në këtë konflikt dhe 3.7 milionë ukrainas kanë ikur në vendet fqinje. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU