Maqedoni

Bekteshi dhe Nikollov: Na duhen marrveshje të reja për furnizim me gaz

25.03.2022 16:15

Situata me luftën në Ukrainë nxit nevojën për të lidhur marrëveshje të reja për tu furnizuar me gaz....

Situata me luftën në Ukrainë nxit nevojën për të lidhur marrëveshje të reja për tu furnizuar me gaz. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë dakorduar që Maqedonia e Veriut të ketë mundësi të furnizohet me sasi të shtuara të gazit nga Bullgaria. 
 
“Duke marrë parasysh situatën në Ukrainë, jemi marrë vesh që Bugar Trans Gaz të bisedoj për rritje të kapaciteteve nënkufitare dhe të gazsjellësit aktual, por në mënyrë shtesë, të shqyrtohet mundësia konkrete në pjesën e rezervimit të kapaciteteve të Maqedonisë së Veriut në depot të cilat janë në territorin e Bullgarisë.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
 
“Tregjet e Bullgarisë të energjisë elektrike janë veçmë në BE. Ashtu që I dijmë rregullat. Jemi në dispozicion të kolegëve nga Maqedonia. Ashtu që do të rritet ai projekt, për rritjen e kapaciteteve në shtete të ndryshme. Me siguri do të rritet kapaciteti edhe I gazit rrjedhës nga Amerika drejt Evropës. Gjithë këtë do ta bëjmë së bahsku dhe do të kemi efekt të përbashkët.”, tha Aleksandar Nikollov, ministër i Energjetikës.
 
Bekteshi theksoi se si vend anëtarë i NATO-s, Maqedonia e Veriut do të mbeten në një vijë me politikat e BE, në drejtim të sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë. Gjithashtu Bekteshi informoi se prej fillimit të krizës energjetike, shteti ka shpenzuar 200 milion euro. 
 
ERSAN PAJAZITI