Maqedoni
Kovid 19, 6 të vdekur 322 të infektuar
25.03.2022 16:34
Minsitria e shëndetësisë njofton edhe për 6 të vdekur nga virusi korona...

Minsitria e shëndetësisë njofton edhe për 6 të vdekur nga virusi korona, por vetëm një nga të vdekurit ka humbur jetën në 24 orët e fundit.
Sipas Regjistrit nga sistemi “Termini im”, janë regjistruar edhe 5 viktima që kanë ndrruar jetë prej 25 shkurt deri më 22 mars.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 322 raste të reja me Covid-19, nga 2.246 të testuar, ndërsa 308 pacientë janë shëruar. Numri i rasteve aktive është 1.972 të infektuar me kovid 19.
Ndërkohë Shtabi koordinues I krizës për përballje me Kovid 19 në mbledhjen e sotme e miratoi propozimin e komisionit për sëmundje infektive dhe të qeverisë me të cilin nxënësit e shkollave fillore do të mund të ndjekin mësimin pa maska.
Për arsimtarët dhe të punësuarit tjerë mbetet obligimi për mbajtjen e maskave. Poashtu shtabi solli konstatim që qeveria ta miratoj edhe rekomandimin për prani fizike në fakultete me apel për vaksinim të studentëve dhe kuadrit arsimor.
Paoshtu është miratuar rekomandimi pr heqjen e sertifikatit për vaksinim për sekorin e hotelierisë në ambiente të hapura.
