“Babadimri qeveritar” gëzon fëmijët e fshatit SOS
Qeveria u dhuroi pako për vit të ri fëmijëve pa prindër në fshatin SOS për fëmijë , që të paktën sonte, të mos e ndjejnë mungesën e familjes së vërtetë....
Ata thonë se edhe më tutje do të vazhdojnë të përkrahin fëmijët pa prindër dhe familjet me ndihma sociale , dhe në fillim të vitit të ardhsëhm do tu dhurojnë 20 mijë veshje

“Këtë vit do të dhurohen 70 mijë veshje dhe 10 mijë kg ushqim si rezultat i ndryshiumeve që i bëmë në një sërë ligjesh duke mundësuar që veshja dhe ushqimi i konfiskuar nga agjencia për pronë të konfiskuar dhe dogana e Maqedonisë të asgjësohen dhe ajo tu ndahet kategorive të rrezikuara dhe sociale” – tha Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
“Fëmijët i kanë mundësitë si nëpër shtëpitë biologjike,familjet biologjike,kujdesemi 24 orë për fëmijët shkojnë nëpër shkolla nëse kanë ndonjë problëm i dërgojmë nëpër ambulanta,spitale, te ne secila festë festohet, p.sh ta marrim bajramin secila familje biologjike që e festoon edhe ne,poashtu edhe festat e kristianëvei festojmë,vitin e ri po me bredha e me pregaditje të ndryshme” – tha Remzie Jusufi, kujdestare e fëmijëve.
Por edhe kryeministri dhe anëtarët e kabinetit të tij morën dhuraat nga fëmijët e Fshatit SOS . Ata u kishin përgatitur një pjesë teatrale për delegacionin e lartë qeveritar. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)