Botë

31 raste të reja me coronavirus në Kosovë

25.03.2022 19:14

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës...

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.116 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
 
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.491.
 
Në total numri i rasteve aktive është 675. Në 24 orët e fundit janë dhënë 275 doza të vaksinës kundër COVID-19.
 
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.912 doza të vaksinës. Deri më sot 819.854 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
 
Deri më sot janë dhënë 99.661 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.