Botë

Ndërron jetë 69-vjeçari nga COVID, 61 infektime të reja në 24 orët e fundit

25.03.2022 20:06

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2, një qytetar nga Tirana, 69 vjeç...

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 963 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 61 qytetarë, në këto bashki:
 
22 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 4 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Berat, nga 1 qytetar në Gramsh, Elbasan, Kolonjë, Korçë, Memaliaj, Përmet, Libohovë, Delvinë, Kavajë, Kamëz, Durrës, Tropojë, Pukë. Janë 463 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
 
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 58 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,365 që nga fillimi i epidemisë./Top Channel