Ngricat: Mbushen spitalet, akulli shton pacientët me fraktura

31.12.2014 15:58

Ngrica dhe rrugët e rrëshqitshme kanë stërmbushur kapacitetet spitalore....

Dëmtimet që lidhen kryesisht me fraktura , thyerje të gjymtyrëve dhe goditje në kokë kanë ndodhur prej rrëshqitjeve në rrugët e ngrira në të gjitha lagjet e qytetit.

Klinika e traumatologjisë është përplot me pacient por shqetëson fati se dy pacient janë në korridor në mungesë të shtretërve për hospitalizim.Kjo gjendje pritet të përkeqësohet edhe më tej si pasoj e motit të ftohtë thonë nga ky repart.

“Kjo Klinikë në periudhën e festzave stërngarkohet .Per momentin në Klinikën e traumatologjisë nuk kemi asnë vend të lirë përkundrazi kapacitetet janë të stërmbushura saqë sot në mëngjes dy pacient që  kemi pranuar janë të shtrirë në korridor dhe presin ndonjë të shkojë në shtëpi” – tha Ilir Hasani, kirurg.

Kujdes të veçantë duhet të kenë të gjitha grupmoshat ,vecanarisht pleqtë që të prevenohen frakturat sepse shpeshherë komplikacionet që shkatohen në këtë moshë janë me pasoja fatale për pacientët.

“Deri në 20 % të pacientëve që kanë thyerje të kërdhokullës në moshë të shtyer në periudhë njëvjecare përfundojnë me vdekje” – tha Ilir Asani, kirurg.

Kujdes të veçantë duhet të kemi ti prevenojmë rrëshqitjet në sepse prognoza e  sinopoptikanët paralajmëron se mot i ftohtë do të mbizotërojë edhe ditëve në vijim.

“Vitin e ri do ta presim me një mot më të ftohtë temperatura do te jetë minus dhjetë grad celsius mot i ftohtë do të kemi edhe për 1 dhe 2 janar me crast e premtja do te jetë dita më e ftohtë ,ndërkohë që nga e enjtja do të ketë ngritje e tempetaraturave” – tha Gligor Mitkovski, meteorolog.

Mjeket rekomandojnë kufizim të lëvizjeve të personave të moshuar për shkak të komlikimve dhe rikuperimit shumë të ngadalshëm si dhe të kemi kujdes gjatë lëvizjes në rrugica të ngira. (Flutra Latifi, TVM2)