Rusia vazhdon luftën në Ukrainë, ukrainasët: Po na keqtrajtojnë ushtarët rus
Me aeroplan dhe tanke, forcat ruse vazhdojnë të godasin Kryeqendrën e Ukrainës Kievin....

Me aeroplan dhe tanke, forcat ruse vazhdojnë të godasin Kryeqendrën e Ukrainës Kievin, por edhe qytetet Harkov dhe Çernihiv. Për shkak të granatimeve të vazhdueshme qytetarët po largohen masovikisht edhe nga Mariupoli.
“Në Çernihiv po na sulmojnë edhe me tanke edhe me aeroplanë. Disa njerëz janë bllokuar prej dy javësh.” – tha një qytetar i Çernihiv.
“Në drejtim të Zaporozhjes kishte 15 punkte kontrolluese ruse. Pamë djem të rinjë, të bindur se po na çlirojnë. Por ne nuk na duhet liria e tillë. Kishte edhe burra më të moshuar të cilët na i kontrolluan veturat. I preknin gjërat personale dhe i komentonin veshjet e brendëshme të femrave.“ – u shpreh një qytetare nga Zaporozhje.
Zelensky: Rusia po kërcënon botën me armë bërthamore
Nga ana tjetër presidenti i Ukrainës, Zelensky, në një paraqitje me video në Forumin e Katarit në Doha, kritikoi Rusinë për kërcënim të botës me armët e saj bërthamore, ndrsa siç tha Zelensky, Rusia po rrit mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike në fushën e betejës.
“Rusia po mendon të mburret se mund të shkatërrojë me armë bërthamore, jo vetëm një vend të caktuar, por të gjithë planetin... Ata po shkatërrojnë portet tona. Mungesa e eksporteve nga Ukraina do t’u japë një goditje vendeve në mbarë botën” – tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ai njëherit u bërë thirrje vendeve të pasura me energji dhe vendeve të tjera që të rrisin prodhimin e tyre për të kompensuar humbjen e furnizimeve ruse të energjisë.
Rusia, përfundoi faza e parë e operacionit ushtarak
Ndërkohë minsitria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se e ka përfunduar fazën e parë të operacionit ushtarak, duke paralajmëruar se tani e ka rradhën rajoni i Dombasit.
“Qëllimet kryesore të fazës së parë të operacionit kryesisht janë arritur. Potenciali luftarak i forcave të armatosura të Ukrainës është zvogluar dukshëm, që na mundëson në përpjekjet kyçe për arritjen e qëllimit përfundimtarë, çlirimin e Dombasit “ – deklaroi Sergej Rudskoj nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ruse.
Por në një njoftim të përbashkët të liderëve të BE-së thuhet se lufta agresore e Rusisë në Ukrainë e shkel të drejtën ndërkombëtare dhe shkakton humbje masive të ejtëve të njerëzve dhe plagosjen e civilëve.
SHBA, nuk do të lejohet përdorimi i armëve kimike
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se sëbashku me NATO-n po bëhen përgaditje për suleme eventuale nga ana e Rusisë ndaj teritorit të aleancës. Derisa presidenti Biden ka paralajmëruar se do të reagohet në mënyrë adekuate nëse Rusia përdorë armë kimike në Ukrainë.
“Do ta zgjedhim formën dhe natyrën e përgjigjes në bazë të natyrës së aksionit rus, në koordinim edhe me aleatët. Ne kontaktojmë me rusët, ndërsa presidenti para disa javësh ka deklaruar se Rusia do ta paguaj seriozisht çmimin, nëse përdorë armë kimike” – theksoi Këshilltari për siguri kombëtare, Xhek Salivan.
Ndërkohë perëndimi vazhdon me sanksionet ndaj Rusisë. Britania e madhe së fundmi ka vendosur saksione ndaj 60 individëve dhe kompoanive ruse.
Derisa Evropa ka nënshkruar marrveshje për furnizim me gaz nga SHBA-të, për tu shkëputur kështu nga varësia e furnizimit nga gazi rus. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
