Pendarovski, lufta në Ukrainë kthim në të kaluarën e errët

26.03.2022 13:01

Lufta në Ukrainë është në kundërshtim me rregullimin juridik....

Lufta në Ukrainë është në kundërshtim me rregullimin juridik dhe politik ndërkombëtarë dhe hapë shum dilema për të ardhmen e bashkësisë ndërkombëtare, vlerëson presidenti, Stevo Pendarovski.

Ai theksoi se pamjet që vijnë nga Ukraina na kthejnë në të kaluarën e errët të botës totalitare.

“Në Ukrainë për çdo dit vdesin civil, në mënyrë jo selektive granatohen objekte, infrastruktura ndërsa numri i defugjatëve është më i madh pas tmerrit të luftës së dytë botërore” – tha Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.

Pendarovski, lufta shkkatoi krizën ekonomike që po e ndjejmë

Kjo luftë ka shkaktuar edhe krizën globale ekonomike, tha presidenti Pendarovski.

“Kriza ekonomike që po e ndjejmë të gjith e që po na vjenedhe më shum, do ta ngadalësojë zhvillimin e të gjitha vendeve e sidomos atyre të lëndueshme ku bëjmë pjesë edhe ne dhe shteti ynë” – theksoi Pendarovski.  

Sipas Pendarovskit në rrethana të këtilla të radikalizimit të politikës krijohen kushte për përforcimin e tendencave autokrate dhe anti demokratike, nga të cilat nuk është imune as shoqëria jonë.

Të dhënat e anketave të fundit rreth kytëyre çështjeve, sidomos tek të rinjët janë shqetsuese tha presideti Pendarovski në hapje të shkollës së politikave pranë qendrës presidenciale për arsimim politik për vitin 2022.