Ukrainasit në Strugë shumë të kënaqur me mikrpitje, strugani Albert Hani hapi dyert për ta
Lufta në Ukrainë ka detyruar miliona ukrainas....

Lufta në Ukrainë ka detyruar miliona ukrainas të largohen nga vendlindja, për të mbrojtur fëmijët e tyre. Shumë prej tyre janë drejtuar në shtete fqinje, Poloni, Rumani e Hungari, por edhe në vendet tjera.
Edhe vendi ynë hapi dyert për familjet nga Ukraina. Familja 8 anëtarëshe e Volodimir Orlovski nga qyteti Zaporozhje i Ukrainës, u strehua në Strugë, në shtëpinë dhe objektin turistik të struganit, Albert Hani.
Ata për servisin publik sqaruan se si kanë ardh deri këtu, vështirësitë që kan kaluar, përballja me lajme të rreme si dhe mikpritjen që kanë marrë në Strugë.
“Që nga dita e parë e luftës, në ora 5 ne u zgjuam nga bombardimet, shtëpia jonë ësht afër kufirit me një qytet tjetër, afër aeroportit dhe bazës ushtarake dhe ne u zgjuam nga bombardimet, shtëpia dridhej. Gjëja e parë që bëmë është mbledhja e teshave, e gjërave që mendonim se mund të kemi nevojë the i vendosëm në veturë, sepse nuk e denim se çfarë do të ndodhte më vonë ose ditët tjera. Ne kemi një podrum ku mund të fshiheshim nëse kishte bombardime por podrumi është shumë i vogël, ne kemi 5 fëmijë dhe një prej tyre në atë kohë ishte vetëm 2 javë, kështu që nuk mundeshim të shkojmë në podrum dhe vendosëm që të qëndrojmë në korridor si fillim. Më pas filluan sirenat, dhe e kuptuam që nuk mund të rrinim gjatë aty por filimisht duheshte të rregullojmë disa dokumenta për fëmijët. E shikuam situatën afër qytetit tone dhe të shtënat dhe bombardimet sa vinin afroheshin më shumë, prandaj pas disa ditësh vendosëm të shkojm në perëndim të Ukrainës, ku qëndruam atje për 10 ditë derisa i rregulluam dokumentet për të udhëtuar jashtë. Kemi udhëtuar për 4 ditë, ishte shumë rëndë por fatmirsisht kishte njerëz që ndihmonin” – tha Volodimir Orlovski, refugjat nga Ukraina
Volodimir dhe familja e tij shprehen shumë të kënaqur me mikpritjen në Strugë. Thonë se përveç që janë strehuar falas në hotel, ata kanë marrë ndihma të mëdha edhe përsa i përket veshjeve dhe nevojave që kanë fëmijët e tyre.
Ata thonë se planifikojnë të qëndrojnë këtu derisa situata në vendin e tyre të qetësohet.
“Ju keni njerëz shumë të mire, të sjellshëm, ndihma ishte shumë e madhe. Ne nuk kemi pas nevojë për kaq shumë ndihmë sa kemi marrë, ne marrim ata që na duhen dhe pjesën tjetëre dërgojmë atje ku ka nevojë, sepse kemi marrë më shumë se çduhet kështu që pjesa më e madhe shkon tek ata që nuk kanë, sepse në vende tjera, në Poloni në Rumani ka shumë ukrainas, më shumë se sa ato shtete mund të pranojnë, kështu që ka shum njerëz që ende lëvizin sepse nuk mund të qëndrojnë aty. Para dy ditëve takuam njerëz që kishin shkuar në Poloni,ndejtën atje 2 javë e më pas kishin ardh në Maqedoni, sepse në Poloni është rëndë, atje duhet të marrësh apartament me qera, ndërsa çmimet janë shumë të larta.” – u shpreh Orlovski.
Albert Hani, strugani që hapi dyert në shtëpinë e tij që është edhe objekt turistik, na tregoi se si ka rënë në kontakt me familjen Orlovski.
“Ne kemi hap derën jo të marim të holla nga ato, e kemi hap derën ashtu siç kemi hap edhe për kosovarët, ashtu edhe e bëjmë për ukrainasit, pa asnjë lloj kompensimi, duke marrë parasysh edhe doket traditat dhe veset e shqiptarit po edhe elementet e Besës, meqënse edhe në bisedën që e kishim me familjen e Volodimir dhe Marias i përmenda se unë në qoftëse vendos, do të kujdesem me të gjitha forcat e mia që jo vetëm të strehoeni por edhe të ndjeheni të qetë dhe pa brenga në shtëpinë time. Struga është një qytet i njohur për mikpritjen, posaçërisht gjatë luftës në Kosovë struganët i treguan virtytet e tyre humane dhe po i tregojnë edhe tani në këto kohë të vështira.” – deklaroi Pronari i Vilës, Enhalon, Albert Hani.
Edhe pse objekti i struganit Albert Hani është objekt turistik dhe së shpejti fillon sezoni, ai do të vazhdojë të strehojë familjen ukrainase deri sa ata të kenë nevojë. Volodimir dhe Maria kanë ardhur në Strugë me 5 fëmijët e tyre, ndërsa me ta është edhe fëmija e shokut të familjes, i cili në pamundësi për të lënë vendin, e dërgoi fëmijën e tij me familjen Orlovski për të qenë më e sigurtë.
Volodimir thotë se për ta është shumë e rëndësishme që fëmijët janë të sigurtë dhe më të qetë edhe nga ana psikologjike, ndërsa po mundohen që të vazhdojnë mësimet online permes programit shkollor të Ukrainës.
Ata shpresojnë se së shpejti lufta në vendin e tyre do të ndalojë e të kthehen për të vazhduar jetën e tyre në vendlindje. (Ilmije Zhaku, TVM2)
