Osmani: Bisedimet varen nga vetoja bullgare, shoqëria bullgare ta kuptoj rolin historik
Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të ketë rol strategjik....

Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të ketë rol strategjik në politikën e jashtme dhe të sigurisë duhet të ndërmerr vendime strategjike ndaj Ballkanit Perëndimor.
Këtë qëndrim ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e ka përcjellur në takimet e realizuara gjatë kësaj jave në Bruksel, ku ka kërkaur zhbllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.
Por fillimi i bisedimeve me BE-në mvaret nga tërheqja e vetos nga ana e Bullgarisë, tha Osmani.
“Koha se kur do të tërhiqet veto nuk varet nga ne. Ne po bëjmë çmos me këtë qasje konstruktive edhe përkundër të gjitha vështërsive që i kemi, ju e shihni mendimin e opinionit publik, i shihni anketimet, anketa e fundit tregon se besimi në BE nga 49% ka rënë në vetëm 8%, vetëm 8% e njerëzve besojnë në BE dhe ky është terren shumë i vështirë për të funksionuar dhe për të qenë i guximshëm dhe për të marrë vendime të vështira, por ne edhe përkundër kësaj po e bëjmë, edhe përkundër asaj se opinioni është i dëshpëruar, ne po bëjmë gjithçka. Mbetet a do të mundet shoqëria bullgare të konsolidohet në atë drejtim për të kuptuar rolin e tyre historik për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon. Për tu bërë udhëheqës të perspektivës evropiane dhe të rajonit, apo jo, topi është te ata” – u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Osmani: BE do të bëjë furnizim kolektiv me gaz dhe naftë
Njëherit Osamani tha se vendi është i varur 100% nga gazi rus, pasi kemi vetëm një gazpërcjellës, që vjen nga Bullgaria që furnizohet nga “Gaz Prom”. Por vendi nuk është i varur nga gazi 100%, pasi ne nuk kemi rrjet që lidh amvisritë, por kjo ka ndikim te industria. Por, Osmani tha se BE ka sjellur vendim që të realizojë furnizim kolektiv për të blerë gaz dhe naftë, me qëllim të uljes së varshmërisë nga gazi dhe nafta ruse.
“Me qëllim që të zvoglohet varësia nga gazi rus tani BE do të blejë gaz dhe naftë nga burime tjera, qoftë nga lindja e mesme apo SHBA-të, ose ELENXHI-së do të varet nga ai proces vijues. Ne do ta informojmë Komisionin Evropian se aq sasi na duhet dhe do të marrim nga ato prokurime që do ti bëjë komisioni i BE-së, dhe pastaj do të transportohet në RMV. Kjo sigurisht do ta zvoglojë varësinë tonë nga gazi rus” – theksoi Osmani.
Njëherit minsitri i jashtëm i vendit, i ka shoqëruar sot dy futbollistët Aleksandar Trajkovski dhe Enis Bardhi dhe përzgjedhësin e Përfaqësues së Maqedonisë në futboll, Bllagoja Milevski, për kryerjen e procedurave për tu pajisur me pasaporta diplomatike.
Siç bëri të ditur ministri Osmani pasaportat atyre u ndahen për fitoren e shënuar kundër Përfaqësueses së Italisë në “play-offin” për Kampionatin Botëror. (Naim Ramadani, TVM2)
