Serbi, sulmohet një autobus nga RMV
26.03.2022 12:05
Një autobus me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut....

Një autobus me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut që ishte nisur në drejtim të Italisë është sulmuar me gurë në Serbi.
Sulmi ka ndodhur në afërsi të Leskovacit, ndërsa nga kompania ”Hisar Turisem” kanë sqaruar se autobusi u sulmua me gurë.
E gjithë kjo ka kaluar pa lëndime në njerëz, përpos një xhami të thyer i cili siç thonë nga kompania është sanuar.
