Varshavë, Biden takim me dy minsitra të Ukrainës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.....

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u takua në Varshavë me dy ministra të Ukrainës, që është takimi i parë ballë për ballë midis presidentit amerikan dhe zyrtarëve të lartë të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus.
Biden u pa i ulur në një tavolinë me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, përballë Ministrit të Jashtëm, Dmytro Kuleba dhe ministrit të Mbrojtjes, Oleksie Reznikov.
Biden u takua për herë të fundit me Kuleban në Uashington më 22 shkurt, dy ditë përpara se Rusia të fillonte sulmin ndaj Ukrainës.
Që atëherë, Kuleba është takuar edhe me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Anthony Blinken në Poloni pranë kufirit me Ukrainën më 5 mars.
Biden është në ditën e dytë dhe të fundit të një vizite në Poloni pasi u takua me krerët e BE-së dhe NATO-s në Bruksel në fillim të javës. Biden vlerësoi ukrainasit për shfaqjen e "shtyllës kurrizore" kundër pushtimit rus dhe e krahasoi rezistencën e tyre me protestat pro-demokracisë në sheshin Tiananmen në Kinë në 1989.
"Ky është sheshi Tiananmen në katror," tha ai.
Ai gjithashtu iu referua presidentit rus Vladimir Putin si "një njeri që, sinqerisht, mendoj se është një kriminel lufte".
