Kumanovë: Instituti për mejkësi të transfuziologjisë ka mjaftueshëm gjak
Falë dhuruesve të shumtë të gjakut....

Falë dhuruesve të shumtë të gjakut, Instituti për Mjekësi të Transfuzionit pranë Spitalit të përgjithshëm të Kumanovës, për asnjë moment nuk e ndërpreu punën e vetë, edhe për kundër faktit se këto 2 vitet e fundit vendi ynë sikurse e gjithë bota po kalojnë nën valën e Pandemisë së Korona Virusit.
Edhe pse me intensitet më të ulët, megjithatë puna e Institutit për Transfuzioligji vazhdoi.
“Gjatë kohës së Pandemisë, numri i gjakëdhuruesve u reduktua kjo si pasojë e infeksioneve nga Covid-19, pastaj kishim periudhën e izolimit, vaksinimi gjithashtu e pengon procesin e gjakëdhurimit pasiqë është rekomandim se pas vaksinimit një periudhë të caktuar nuk duhet të jipet gjak, mandej ishte edhe frika ajo që i pengonte pasiqë frikoheshin se këtu mund të infektohen me Covid-19, pra ishte evidente se ulej numri i gjakëdhuruesve, por për momentin ekemi tejkaluar këtë problem dhe situata me procedurat është stabilizuar”, - tha për TVM2, Driton Bilalli, nga Instituti i Transfuziologjisë - Kumanovë.
Sipas mjekut Driton Bilalli, momentalisht ky Institut është i pajisur me gjak të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha kërkesat e Spitalit të përgjithshëm të Kumanovës.
“Kemi gjak të mjaftueshëm, kemi numër të mjaftueshëm të gjakdhuruesve . Periudhat më të vështira gjatë kohës së Pandemisë i kaluam me sukses, drejtorët aktual të Insititutit të Transfuziologjisë kanë punuar vazhdimisht në këtë drejtim kjo ndihmoi që ti tejkalojmë situatat e vështira me Pandeminë, kurse tani situata është më e relaksuar”, - deklaroi për TVM2, Bilalli.
Ndryshe për të dhuruar gjak për herë të parë, vlenë të theksohet se gjakdhuruesi me doemos duhet të i nënshtrohet disa analizave shëndetësore me qëllim parandalim e ndonjë përhapjeje të ndonjë virusi apo infeksioni. (Fatlum Aqifi, TVM2)
