Karvani i vaksinimit, më shumë interesim për dozën e tretë

26.03.2022 15:16

Karvani për vaksinim anti kovid....

Karvani për vaksinim anti kovid i organizuar nga Misnitria e shëndetësisë, me mbështetje të OBSH-së, UNICEF-it dhe USAID-it, u ndal para qendrës tregtare “East Gate” në Shkup.

Gjendja epidemiologjike në vend është stabile, por virusi është i prnaishëm prandaj autoritetet shëndetësore apelojnë për vaksinim. Deri tani është vaksinuar 41% e popullsisë së vendit, ndërsa 7% e tyre kanë marrë edhe dozën e tretë të vaksinës. Pjesa më e madhe e atyre që kishin ardhur për tu vaksinuar ishin për dozën e tretë, megjithëse kishte edhe qytetarë që vaksinoheshin për herë të parë.

Karavani u mundëson qytetarëve qasje më të lehtë, ndërsa vikendi ishte një mundësi e mirë për këtë, thonë qytetarët.

“E mora dozën e tetë, buster dozën. Kushtet e mira, shpejt pa pritje të gjatë”.

“Secili në mënyrë individuale të vendosë të mbroj vehten, por edhe të tjerët, që ti vijë fundi pandemisë” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Qytetarët që shkojnë për tu vaksinaur kanë edhe ndihmën e vullnetarëve të “Kryqit të Kuq”.

“Tërë procesi është mbështetur nga një numër i madh vullnetarësh, që punojnë në tërë teritorin, në të gjitha punktet e vaksinimit, duke ndihmuar për ti dërguar deri te vendi i vaksinimit, apo ndihmë për plotësimin e formularëve për vaksinim” – thanë nga “Kryqi i Kuq”. 

Karvani i vaksinimit do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhëshme në komuna të ndryshme të vendit, pasi është paraparë të përfshihen 14 komuna. (Vlora Latifi - Topojani, TVM2)