LSDM, në kohë krize po rriten pagat

26.03.2022 15:50

Edhe në kohë krize koncepti i LSDM-së...

Edhe në kohë krize koncepti i LSDM-së paratë te qytetarët po jep rezultate konkrete thonë nga kjo parti. Në këtë kontekst nga partia në pushtet theksojnë rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë.

“80 mijë puntorë nga prilli dotë marrin paga më të mëdha për tre mijë denarë nga ajo e deritanishmja, ndërsa të ardhura më të mëdha do të kenë edhe ata punëtorë të cilët deri tani kanë marrë 16 apo 17 mijë denarë rrogë” – tha Marija Georgievska nga LSDM.

Poashtu sipas kësaj partie po rriten pagat në të gjitha sektorët. Në MPB rriten rrogat për 5%, ndërsa paga më të mëdha marrin mjekët, infermieret, kujdestarët dhe edukatoret e çerdheve, të punësuarit në arsim dhe mbrojtje.

Sipas socialdemokratëve rritja e rrogave ka ndikuar që rroga mesatare për muajin janar të këtij viti të arrijë në 29 mijë e 918 denarë.

VMRO-DPMNE, kompanitë e Vice Zaev nuk paguajnë tatim

Ndërsa nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kanë dekalruar se kompanitë e Vice Zaev nuk po i paguajnë Drejtorisë për të Ardhura Publike një milion euro tatime.

“Tre kompanitë në të cilat paraqitet Vice Zaev si pronarë “Sara Inzhinering”,  “Sara Javor”  dhe “Dravas” nuk dëshirojnë të paguajnë mbi një million euro tatime. Kompanitë e Zaev qarkullojnë mbi 50 milion euro dhe nuk dëshirojnë të paguajnë një million euro tatime” – u shpreh Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE thonë se duke u bazuar në të dhënat e publikuara nga DAP, “Dravas” nuk dëshironë të paguaj 43 milion denarë, “Sara Inzhinering”, 19 milion denarë, ndërsa “Sara Javor” mbi 2 milion denarë.

Poashtu sipas partisë opozitare “Sara Inzhinering” ka marrë edhe një kredi prej 36 milion denarësh nga “Eurostandard Bank” dhe nuk e ka kthyer. (Naim Ramdani, TVM2)