SASHK-u dhe rritja e pagave në arsim, Shaqiri: Çështja do zgjidhje sisitematike, jo protesta
Ministria e Arsimit nuk jep afate kohore....

Ministria e Arsimit nuk jep afate kohore se kur egzekutivi do të mund t’i harmonizojë dhe rrisë pagat e mësimdhënësve.
Por sipas ministrit të arsimit Jeton Shaqiri, gjithçka varet nga zhvillimet e krizës energjetike dhe ekonomike.
Shaqiri në “Intervistën e Javës” thotë se MASh dhe qeveria, nuk heqin dorë nga dialogu. Do të vazhdojnë përpjekjet për të gjetur “gjuhë të përbashkët” dhe për ta bindur SAShK-un se rritja e pagave prej 18.5 % nuk do të ketë nga muaji mars.
Andaj ai bëri thirrje sindikatës të mos dalë në protesta derisa çështja po zgjidhet në mënyrë sistematike.
“Të arrijmë në një mirëkuptim ku do të thuhet se në periudhën e ardhshme të mendohet një diskutim rreth kësaj çështje në nivel sistemor, ashtu siç asnjë gjë nuk ka qenë e keqe për efektet që ka dhënë që nga viti 2018 - 2021 kur kishte një rritje të pagave të tyre dhe tani të shihet në periudhën e ardhshme kohore, dhe nga ky aspekt të ulemi dhe të diskutojmë dhe më pastaj mund ti diskutojmë implikimet pas ribalancit të buxhetit pas diskutimeve të tjera të cilët mund ti ketë” – tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
Shaqiri është i mendimit se me miratimin e ligjit për bashkëpunëtorë profesional, i cili aktualisht është i bllokuar në kuvend, do të zgjidhej problemi i rritjes dhe nivelizimit të pagave dhe njëherit do të rregullohej statusi i mësimdhënësve pa vendime pune dhe avancimi i tyre i mëtejshëm.
Reformat në sistemin arsimor, Shaqiri: MASH vazhdon të përmirësojë infrastrukturën
MASh edhe më tej vazhdon me zbatimin e reformave në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, duke përmirësuar cilësinë e universiteteve, duke zbatuar projektin për digjitalizimin dhe azhurimin e librave, sigurimin e pajisjeve bashkëkohore dhe përmirësimin e kushteve në arsim, tha Shaqiri.
“Çështja e zbatimit të digjitalizimit në terren është pak vështirë sepse logjikisht njëherë duhet të krijojmë infrastruktur shumë të mirë dhe të përshtatshme për të gjithë shkollat dhe për këtë arsyje shohim çdo mundësi që shkollat së paku të jenë të lidhura në rrjetin e internetit, jo vetëm drejtoritë, por e gjithë shkolla dhe poashtu kemi edhe projekte përmes Bankës Botërore për përmirësimin e infrastrukturës së shkollave dhe realisht janë bërë investime në periudhën paraprake” – u shpreh Shaqiri.
Në një pjesë të shkollave fillore të klasave të para dhe të katërta aktualisht zbatohet mësimi i kombinuar me libra të printuara dhe digjitale, ndërsa përpjekjet e autoriteteve janë që kjo metodë e mësimit të zgjerohet edhe nëpër klasat e tjera. MASh do të vazhdojë me shpërndarjen e pajisjejeve kompjuterike për nxënësitë dhe me organizimin e trajnimeve të mësimdhënësëve për përdorimin e pajisjeve bashkohore kompjuterike. (Rexhep Qamili, TVM2)
