Samiti i qershorit &gjasat për bisedime me BE-në, Mustafa: Ka mundësi të përshpejtohet procesi

26.03.2022 16:45

Fillimi i negociatave me BE-në....

Fillimi i negociatave me BE-në, në Samitin e Qershorit mund të  shënojë lëvizje pozitive, për arsye të mbylljes së mundësive eventuale për vatra të reja krize edhe në rajonin e Ballkanit Perendimor, marrë  parasysh luhatjen e sigurisë në hapsirën evropiane pas konfliktit të armatosur në Ukrainë, thotë opinionisti, Latif Mustafa.

“Besoj që në Samitin e Qershorit do të ketë diçka shumë më konkrete se deri më tani çfarë ka ndodhur në lidhje me datën e bisedimeve, por që mbetet të shihet. Megjithatë,  BE ka rregulla  strikte dhe gjithçka ka të bëjë me përmbushjen e rregullave afatizuese.  Jam i bindjes se lufta në Ukrianë do ta përshpetojë në njëfarë mënyre ngjeshjen e frontit euro-perendimor,  karshi ndikimit rus në Ballkan” – tha opinionisti, Latif Mustafa.

Ndërsa analisti politik Aleksandar Kërzhallovski mendon ndryshe, duke theksuar se marrja e datës për bisedime varet kryesisht nga VETO bullgare, dhe shumë  pak nga situata e re e sigurisë evropiane.

Ai gjithashtu shton, se kompromisi me fqiun lindor mund të arrihet vetëm nëse pala maqedonase lëshon pe ndaj kërkesave bullgare.

Kërzhallovski: Gjithçka varet nga Bullgaria

“Vlerësoj se gjithsesi Bullgaria do të kërkoj ndonjë kompromis, në fakt lëshim nga ana jonë dhe BE  nuk do të ketë mekanizëm t’a ndërpres këtë dhe do të na udhëzoj për marrëveshje me Bullgarinë. Do të ketë presion më të madh ndaj Bullgarisë për shkak të situatës në Ukrainë, por nuk besoj në heqjen e vetos nga Sofja. Sigurish pala jonë do të lëshojë pe, siç ishte puna  me Greqinë. Pyetja është se në cilën vijë qeveria jonë do t’i tërheq kërkesat” – tha analisti politik, Aleksandar Kwrzhallovski. .

Dy bashkëbiseduesit me qëndrim të njejtë sa i përket BE-së dhe aktorëve  tjerë ndërkombëtar  gjatë kësaj periudhe. Përqëndrimi europian dhe ai amerikan  është I fokusuar kryesisht tek konflikti Rusi-Ukrainë,  dhe parandalimi i mundshëm i invazionit rus në vendet e Ballkanit Perendimor.

Me çfarë projekte do ta ndalin vrullin rus në Europë, mbetet për tu parë, u shprehën për TVM2 opinionistët Latif Mustafa dhe Aleksandar Kerzhallovski. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)