Varshavë, Biden u takua me dy minsitrat e Ukrainës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden....

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e finalizoi turneun evropian me takimet në Varshavë, me zyrtarët e Polonisë, por edhe me dy ministrat e Ukrainës, Ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba dhe ministrin e Mbrojtjes, Oleksie Reznikov.
Biden e ka siguruar kolegun e tij polak Andrej Duda se neni 5 i NATO-s është i shenjtë dhe Polonia mund të llogaris në këtë.
“Stabiliteti i Evropës është i rëndësisë së veçantë për SHBA-të lidhur me interesat tona, jo vetëm në Evropë, por edhe në botë. Neni pesë i NATO-s është obligim i shenjtë që ka të bëjë me çdo vend anëtarë” – u shpreh Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.
Në takimet me dy ministrat e Ukrainës, Biden vlerësoi ukrainasit për vendosmërinë kundër pushtimit rus dhe e krahasoi rezistencën e tyre me protestat pro-demokracisë në sheshin Tiananmen në Kinë në 1989.
"Ky është sheshi Tiananmen në katror," tha ai.
Ai gjithashtu iu referua presidentit rus Vladimir Putin si "një njeri që, sinqerisht, mendoj se është një kriminel lufte".
Ndërsa Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, ka thënë se ndihet më optimist pas takimit që kanë zhvilluar me presidentin Joe Biden, sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.
Reznikov ka thënë se ai dhe ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba diskutuan me zyrtarët amerikanë "nevojat urgjente" të ushtrisë ukrainase.
