Ora, sonte fillon llogaritja verore e kohës

26.03.2022 18:27

Sonte fillon llogaritja verore e kohës....

Sonte fillon llogaritja verore e kohës, përkatësisht akrepat e orës në orën dy të së dieles do të livizin 60 minuta përpara.

Kjo do të thotë se ora do të shënojë tre. Ndryshimi i orës do të vazhdojë deri të dielën e fundit të tetorit, kur nis llogaritja dimrore e kohës përkatësisht kthehet ora diellore.

Ndryshimi i orës bëhet që prej vitit 1981, kohë kur u vendos ligji që përfshin të gjithë Evropën që në të gjitha shtetet e saj, në këtë ditë akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, që do të thotë shkurtim i gjumit dhe zgjatje e ditës për një orë.