Lufta në Ukrainë, Rusia paralajmëron çlirimin e Donbasit

27.03.2022 15:02

Rusia intensifikon operacionin ushtarak në Ukrainë....

Rusia intensifikon operacionin ushtarak në Ukrainë pas finalizimit të fazës së par,dhe paralajmëroi clirimin e Donbasit. Sulmet po vazhdojnë në pjesët  perëndimore dhe veriore të Ukrainës.

“Shkatërruam një depo karburanti në Liviv ,që furnizonte trupat ukrainase në Ukrainën Perëndimore dhe në afërsi të Kievit. Në Liviv me raketa shkatërruam fabrikën për riparimin e radarëve. Aviacioni shkatërroi edhe 67 objekte ushtarake në Ukrainë” – tha Zëdhënësi në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë,  Igor Konashenko.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin,uroi për gjashtë vjetorin e gardës nacionale.

“Do të doja t'u drejtohesha veçanërisht njësive që janë pjesë e operacionit ushtarak special në Donbas dhe Ukrainë. Shokë lufta do të thotë rrezik i madh, jam i vetëdijshëm se si veproni ne këtë situatë me shumë kurajo dhe profesionalizëm, i zgjidhni edhe detyrat më komplekse që keni përpara” – u shpreh Presidenti rus, Vladimr Putin.

Lideri i Luhanskut, Leonit Pasicnik paralajmëroi referendum për t’iu bashkuar Rusisë.

Ushtria ukrainase në gatishmëri në Mykolaiv, prej se forcat ruse vazhdojnë ta rrethojnë këtë qytet

“Ne sillemi si njerëz, por rusët veprojnë ndryshe dhe na bombardojnë qytetet, shihni se si është Mariupoli, çka i kanë bërë qytetit” – tha një nga pjesëtarët e forcave ukrainase.

Zelenski kritikon vendet perëndimore

Presidenti i Ukrainës, Zelenski, me kritika ndaj vendeve perëndimore, pasi kanë udhëhequr diskutim jo serioz rreth asaj se kush duhet ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarak dhe armatim.

“Ukraina nuk mund të rrëzojë raketat ruse me pushkë dhe automatikë, është e pamundur të çlirohet Mariupoli pa tanke të mjaftueshme dhe mjete të tjera të blinduara dhe veçanërisht pa avionë” – theksoi Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky.

Sekretari shtetëror i SHBA-së, Antoni Blinken tha se SHBA-të nuk kanë strategji për ndryshimin e qevrisë ruse. Komenti vjen pas interpretimeve të ndryshme të deklaratës së presidentit  Bajden, i cili më parë kishte thënë në Varshavë se Putini nuk duhej të kishte mbetur në pushtet. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)