E diela, ditë jo pune! Inspektorët vazhdojnë me kontrollet në terren
Inspektorati shtetëror i punës vazhdon kontrollet e jashtëzkonshme në terren....

Inspektorati shtetëror i punës vazhdon kontrollet e jashtëzkonshme në terren për të konstatuar nëse po respektohen ndryshimet e fundit të ligjit për marrëdhënie pune me të cilën e diela është ditë jo pune.
Nga kontrollet e kyera dhe nga analiza e të dhënave është vërtetuar se punëdhënësit në përgjithësi i respektojnë dispozitat për të dielën ditë jo punë , shkelje janë konstatuar tek bizneset e vogla.
“Nga 347 kontorlle të inspektoriatit janë vërtetuar 15 parregullsi në 15 punëdhënës, për çka janë shqiptuar masa ndalesë për kryerjen e veprimtarisë në kohëzgjatje prej 15 ditëve. Këto parregullsi më së shumti janë konstatuar në veprimtarinë e tregtisë në të vogël ku punëdhënësit nuk e kanë respektuar ligjin dhe kanë angazhuar të punësuar edhe gjatë ditës së dielë. Përkundër vendimit për ndalesë, inspektorët e punës shqiptojnë edhe pagesë për kundërvajtje me gjobë të caktuar në varësi prej madhësisë së subjektit juridik dhe numrit të të punësuarve tek i njëjti” – tha Drejtoresha e Inspektoratit të Punës, Vesna Tomovska.
Mbikqyrje ka edhe në pjesën se nëse veprimtaritë që punojnë të dielën ua bëjnë pagesat shtesë të punsuarve në pajtueshmëri me ligjin.
Nga kontrollet e realizuara deri më tani të paktë janë punëdhënsit tek të cilët janë konstatuar shkelje të ligjit.
Ata punëdhënës që nuk do ta reskeptojnë pagesën shtesë për punë gjatë ditës së diele publikisht do të publikohen në ueb faqen e Inspektoratit Shtetëror Të Punës, shtoi Tomovska.
“Njëkohësisht bëjmë kontrolle nëse punëdhënësit u paguajnë punëtorëve shtesë në paga për punë ditën e dielë në bazë të ligjit për marrëdhënie pune, në lartësi prej më së paku 50 % dhe në bazë të ligjit për tregëti në lartësi prej më së paku 100%. Gjithashtu nga analizat e realizuara dhe kontrollet e realizuara është vërtetuar se 5 punëdhënës nuk i kanë respektuar dispozitat nga ligji në pjesën e pagesës shtesë” – u shpreh Tomovska.
Tomovska sqaroi se i vogël është numri i punëtorëve të cilët paraqesin parregullsi ose shkelje të Ligjit në vendin e punës. Ajo inkuroajoi se çdo shkelje ata mund ta paraqesin anonim në ëeb faqen e Inspektoratit shtetëror të punës.
Ajo për të cilën më së shumti ankohen punëtorët është pagesa jo e rregullt, mos pagesat shtesë për punë jashtë orarit, si dhe anulimi i marrëveshjeve për punë.
Ndërkohë është zvogëluar edhe numri i mosrepspektimit të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me paraqitjen e punëtorëve në entin e punësimit.
Momentalisht Inspektorati shtetëror i punës punon me mungesë të inspektorëve,megjithatë në vijim është përforcimi i kapaciteteve të inspektoratit, njoftoi Tomovska. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
