Trendi i migrimit të të rinjëve nga vendi shumë i lartë, Kadriu: Arsyet e largimit, një jetë më cilësore

27.03.2022 17:26

Shumica e të rinjëve të ardhmen e tyre e shohin jashtë vendit.....

“Trendi i largimit nga vendi nuk ka të ndalur. Shumë qytetarë në mungesë të perspektivës në vend tanimë një kohë të gjatë po e synojnë jetën e tyre drejt shteteve perendimore”.

Shumica e të rinjëve të ardhmen e tyre e shohin jashtë vendit. Të anketuarit nga TVM2 e pohojnë një gjë të tillë, ndërsa ka edhe nga ata të cilët veçmë kanë migruar dhe  nuk e kanë ndërmend të kthehen në vendlindje.

“Që 10 vite nuk jetoj në Maqedoni, këtu kam lindur, këtu jam rritur, por para 10 viteve jam larguar. Arsyet kanë qenë se nuk ka ardhmëri, duhet të punosh për 200-300 euro, ndërsa nuk ke as sigurim, as shkollim. Para 10 viteve kam lëshuar Maqedoninë edhe nuk e kam në plan të kthehem më” – tha një qytetar.

“Këtu në Maqedoni nuk ka asgjë për momentin. Rinia po ikën, me një rrogë nuk mund t’ia dalësh. Synojmë gurbetin, Gjermani apo diku tjetër këtu jo” – tha një tjetër qytetar.

“Nëse punojmë fort dhe kemi ambicie, mund të kemi ardhmëri këtu. Është vështirë të qëndrojmë këtu por përsëri mund të bëjmë diçka” – u shpreh një qytetar.

Sipas  Arbër Kadriut nga Platforma rinore shqiptare, më herët arsyet e ikjes kanë qenë financiarë ndërsa së fundimi është cilësia e jetës dhe aspektet e tjera sociale.

“Në përgjithësi nga ajo që i kemi të gjitha të dhënat dhe analizat e ndryshme qoftë vendase apo ndërkombëtare mund të them se rinia nuk shef aspak perspektivë në vendin tonë. Mbi 60 % e të rinjëve sot nuk shohin aspak perspektivë në vendin e tyre dhe kjo është si shkak jo vetëm i aspektit ekonomik por kjo ka të bëjë edhe me aspektin cilësor të jetësës tonë me një fjalë sistemin në të cilën gjendemi. Nësë përpara kanë shkuar në emigracion bashkëvendasit tanë ka qenë si arsye ekonomike ndërkaq sot më tepër është aspekti i sistemit tonë social dhe i politikave që ndodhin në vendin tonë” – tha Arbër Kadriu nga Platforma rinore shqiptare.

Sipas një hulumtimi  të bërë nga fondacioni për demokraci sociale, 64.8%  të rinjë nga të anketuarit nuk janë të kënaqur nga vendi i tyre, përderisa 58 % do të ishin shpërngulur nga shteti i tyre përgjithmonë, e nga këta 58%, vetëm 6% do të ishin kthyer sërisht.

Qeveria nga ana tjetër nëpërmjet  programit të ri  2022-2024, thotë se do ju ofrohet të rinjëve përfshirje përmes politikave që mundësojnë të ardhmen e tyre të sigurtë. (Gazmend Rexhepi, TVM2)