Dy vjetori i antarësimit të RMV-së në NATO, ka përplasur LSDM-në dhe VMRO- DPMNE -në

27.03.2022 17:55

Dy vjetori i antarësimit në NATO....

Dy vjetori i antarësimit në NATO ka përplasur LSDM-në dhe VMRO-DPMNE. Për LSDM-në antarësimi në NATO do të thotë siguri për vendin duke akuzuar kështu VMRO-DPMNE-në për politika të gabuara për qëndrimiet e saja lidhur me marrëveshjen e Prespës dhe referendumin.

Ndërsa për VMRO-DPMNE, se sa e përkushtuar është LSDM-ja ndaj NATO-s mund të shihet se deri më sot nuk e kemi përfaqësuesin ushtarak në aleancë në Bruksel.

“NATO do të thotë siguri, paprekshmëri të kufijve dhe integritet territorial të vendit. Nga këndvështrimi i sotëm u vërtetua se politikat e VMRO-DPMNE-së për bllokimin e vendimeve në Kuvend, referendumin dhe marrëveshjen e Prespës ishin të gabuara dhe në dëm për shtetin”. – tha Darko Kaevski nga LSDM.

“Sa e përkushtuar është LSDM-ja ndaj NATO-s mund të shihet nga fakti se deri më sot nuk e kemi përfaqësuesin më të lartë ushtarak në aleancë në Bruksel, kjo është gjëja e parë, dhe e dyta se sa investojnë në ushtri shihet në shkalla e fundit e global firepoëer ku kemi rënë për 12 vende  nga momenti kur LSDM erdhi në pushtet” – u shpreh Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.